"Veç unë ty kam ditë, veç unë ti kam ditë ty të mirat të tana... Le ti kthejmë ngjarjet, kanë mbaru rrahjet..." Këto janë pjesë nga teksti i projektit m të fundit të Olsi Bylykut, i cili e ka ndarë një video të shkurtër menjëherë në rrjetin e tij social Instagram.
Këngë kushtuar Egli Takos, vajzës më të cilën ka ndarë shumë vite dashuri e bashkëjetesë? Rrjeti nuk ka asnjë dyshim!
"Kjo kenga i kushtohet Eglit 100%. Këngë super për Eglin, normale veç ti e njeh kaq vite me të askush tjetër" shkruajnë ndjekësit e Bylykyt i cili në postimin e tij ka shtuar misterin duke mos i bërë asnjë koment përshkrues, por ka vendosur vetëm një shenjë pikësimi pikëpyetjeje.
A është vërtetë kjo këngë e frymëzuar e kushtuar Eglit? Do të mund të kuptohet lehtësisht nga reagimi i saj sapo ta dëgjojë në shtëpinë e Big Brother Vip Albania, ku është e mbyllur prej më shumë se 70 ditësh. / Versus
Vieë this post on Instagram







