MAGAZINË /

VIDEO/ Pamje brenda shtëpisë së BBVip që nis sot

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Pamje brenda shtëpisë së BBVip që nis sot

Big Brother VIP4 nis sot, me Ledion Liço, krah të cilit do të qëndrojnë dy opinionistët, Arbër Hajdari, i cili rikthehet në këtë rol për herë të katërt dhe Neda Balluku, ish-banore e Big Brother 4.

Shtëpia më e famshme në Shqipëri vjen krejtësisht e ridizajnuar, me stil modern, me ambiente të reja, plot ngjyra e drita.

Gjithçka do të zbulohet këtë mbrëmje, kur dera e BBV do të hapet për të mirëpritur konkurrentët, që për herë të parë në këtë edicion nuk do të jenë vetëm personazhe të famshëm, por edhe figura jopublike, që i veçon historia që do të ndajnë me publikun.

Për herë të parë po ashtu, pritet një shkëmbim banorësh mes formatit shqiptar të ‘Big Brother Vip’ dhe atij Italian ‘Grande Fratello’.

Me teknologji moderne, mbi 100 kamerat e vendosura në çdo cep të shtëpisë do të jeni syri i publikut.

 

Poll