MAGAZINË /

VIDEO/ Rihyrja në BBVA, detaji që ra në sy në veshjen e Egli Takos

Në hyrjen e saj të parë në fillim të sezonit, Egli u shfaq me një fustan të zi, ndërsa në kthimin e saj të djeshëm, pas një mungese për arsye shëndetësore, ajo zgjodhi një fustan të bardhë.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Rihyrja në BBVA, detaji që ra në sy në veshjen e Egli
Egli Tako

Rikthimi i Egli Takos në shtëpinë e "Big Brother VIP Albania" solli jo vetëm emocione, por edhe një detaj simbolik që nuk iu shpëtoi vëmendjes së publikut.

Në hyrjen e saj të parë në fillim të sezonit, Egli u shfaq me një fustan të zi, ndërsa në kthimin e saj të djeshëm, pas një mungese për arsye shëndetësore, ajo zgjodhi një fustan të bardhë.

Ky ndryshim ka nisur spekulime në mesin e ndjekësve. Disa e shohin fustanin e bardhë si një simbol të një "fillimi të ri", një faqe e re që ajo është gati të shkruajë në lojën e saj. Të tjerë e interpretojnë këtë zgjedhje si një mesazh të fshehtë për një transformim ose një rikthim më të fuqishëm dhe më të pastër.

Pyetja që ngrihet është: a ishte kjo një zgjedhje e rastësishme apo një lëvizje e qëllimshme për të dërguar një mesazh?/Versus.al

Poll