MAGAZINË /

VIDEO/ Rikthehet Genard Hajdini, por nuk gjen “paqe”: Lokali në Tiranë refuzon t’i shërbejë atij dhe motrës, ndërhyn policia!

Sipas pamjeve, stafi i lokalit (emri i të cilit nuk bëhet i ditur) refuzon t’u shërbejë vëllait dhe motrës, duke krijuar një situatë të tensionuar në tavolinën e tyre.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Rikthehet Genard Hajdini, por nuk gjen “paqe”: Lokali në
Genard dhe Sonida Hajdini

Genard Hajdini është shfaqur pas disa muajsh mungesë në një video të re në rrjete sociale, së bashku me motrën e tij, Sonidën, në një lokal në kryeqytet.

Sipas pamjeve, stafi i lokalit (emri i të cilit nuk bëhet i ditur) refuzon t’u shërbejë vëllait dhe motrës, duke krijuar një situatë të tensionuar në tavolinën e tyre.

Pas refuzimit nga lokali, Genardi fillon të regjistrojë me telefon, duke dokumentuar si momentet në tavolinë, ashtu edhe mbërritjen e policisë në vendngjarje.
Punonjësit e policisë dëgjohen teksa theksojnë se lokali është pronë private dhe se ata nuk ndikojnë në vendimin e biznesit për të mos u ofruar shërbim, ndërsa në një moment i kërkojnë Genardit të ndalojë filmimin, por ai vijon të regjistrojë.

Në video, Genardi kërkon të dijë arsyen pse i mohohet e drejta për të konsumuar një kafe në atë lokal, duke e theksuar se është thjesht një qytetar që kërkon shërbim si të gjithë të tjerët.

Ai tregon edhe paratë që ka me vete për të paguar kafenë, duke insistuar se nuk po kërkon asgjë falas dhe se ndihet i diskriminuar nga vendimi i stafit.

Në pamjet e publikuara nuk sqarohet nëse Genardi dhe Sonida janë larguar me dëshirë nga lokali apo janë detyruar të ngrihen pas ndërhyrjes së policisë.

E paqartë mbetet edhe motivi zyrtar që ka çuar lokalin të mos u shërbejë dy vëllezër e motër, duke lënë hapur debatet për të drejtat e klientëve dhe kufijtë e vendimmarrjes së bizneseve private.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

Poll