MAGAZINË /

VIDEO/ Situatë komike në “Ferma VIP”, Sara Karajt i gëlltit lopa unazën, influencuesja: Po pres ta nxjerr!

Pavarësisht situatës së sikletshme, Sara e ka marrë me humor ngjarjen, duke bërë shaka me banorët për mënyrën sesi mund të rikthehet aksesori i humbur.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Situatë komike në “Ferma VIP”, Sara Karajt i

Një situatë sa e pazakontë aq edhe komike ka ndodhur në spektaklin Ferma VIP, duke shkaktuar të qeshura mes banorëve.

Protagoniste e këtij episodi është bërë Sara Karaj, e cila gjatë një bisede me balerinin Ilir Shaqiri ka treguar se si një lopë i ka gëlltitur pa dashje unazën.

Sipas saj, gjithçka ndodhi teksa po ushqente kafshën me bar, e cila në momentin që i lëpinte dorën për të marrë ushqimin, ka përfunduar duke marrë edhe unazën që ajo mbante në gisht.

Pavarësisht situatës së sikletshme, Sara e ka marrë me humor ngjarjen, duke bërë shaka me banorët për mënyrën sesi mund të rikthehet aksesori i humbur.

“Duhet të presim tani ta nxjerrë lopa unazën. Tani secili të kontrollojë bajgën,” është shprehur ajo me të qeshur, duke shkaktuar reagime gazmore në fermë.

Mbetet për t’u parë nëse unaza do të gjendet, apo nëse kjo ngjarje do të mbetet një nga momentet më qesharake të spektaklit.

Tags:

ferma vip

Poll