MAGAZINË /

VIDEO/ Ylli i serialit “Adoleshenca” bën histori! Aktori më i ri që fiton çmimin "Emmy" në këtë kategori

Aktori ishte vetëm 14 vjeç kur u xhirua seriali “Adoleshence” dhe ky është roli i tij i parë profesional.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Ylli i serialit “Adoleshenca” bën histori! Aktori

Ylli pesëmbëdhjetëvjeçar i serialit "Adolescence", Owen Cooper, ka bërë histori si aktori më i ri që ka fituar ndonjëherë çmimin Emmy për aktorin më të mirë mbështetës në një serial të kufizuar.

Aktori ishte vetëm 14 vjeç kur u xhirua "Adolescence" dhe seriali është performanca e tij e parë profesionale. Cooper luajti rolin e Jamie-t, një djalë adoleshent i arrestuar për vrasjen e një shoqeje klase.

Seriali fitoi plot 140 milionë shikime në tre muajt e parë në Netflix, me çdo episod të xhiruar në një xhirim të vazhdueshëm. Seriali shkaktoi një bisedë globale rreth marrëdhënies midis kulturës "incel" online dhe dëmit në botën reale.

“Të qëndroj këtu është kaq jo reale. Sinqerisht kur i nisa këto kurse për dramë disa vite më parë nuk prisja të isha as në SHBA dhe jo më këtu. Mendoj se sonte provohet se nëse dëgjon, përqendrohesh dhe del jashtë zonës së rehatisë, mund të arrish gjithçka në jetë”- u shpreh i mituri.

Cooper është një nga fituesit më të rinj të çmimit Emmy: rekordin e mban aktorja Roxana Zal, e cila ishte 14 vjeçe në vitin 1984 kur fitoi për rolin e saj në filmin televiziv "Something About Amelia".

 

Cooper ishte kundër në garë me bashkë-yllin e tij në "Adolescence", Ashley Walters, Javier Bardem për "Monsters: The Lyle and Erik Menendez Story", Bill Camp dhe Peter Sarsgaard për "Presumed Innocent" dhe Rob Delaney për "Dying for Sex". Versus.al

Poll