Ish-finalistja e BBVK, Xheneta Fetahu ka folur në emisionin "E Diell" për lidhjen 5 vjeçare me ish-të dashurin e saj turk.
Ajo rrëfeu se me vjehrrën nuk kishte marrëdhënie të mira, pasi kjo e fundit ishte tejet xheloze.
“Unë kam qenë e fejuar pesë vite dhe kam jetuar me të dashurin. Gjatë verës kemi jetuar bashkë me familjen e tij për shkak të punës. Unë me vjehrrin kam patur gjithmonë raporte të mira. Edhe tani kur shihemi kemi kontakt jashtëzakonisht të mirë. Ndërsa me ish-partnerin nuk kam. Për ish-vjehrrin shumë respekt se realisht më ka dashur dhe më ka respektuar gjithmonë. Kurse me vjehrrën kisha gjithmonë probleme. Duke qenë se ai ishte djali i vetëm në familje, ajo e kishte të vështirë që t’a konceptonte se dashuria ndaj gruas dhe ndaj nënës është e ndryshme. Ajo bëhej xheloze për gjënë më të vogël.”- tha Fetahu.
E pyetur nëse ish-vjehrra ka ndikuar në ndarjen e saj, Xheneta tha se edhe ajo ka qenë një prej faktorëve. Versus.al







