MAGAZINË /

Wanda Nara akuzon Mauro Icardin për tentativë vjedhjeje dhe dhunë në familje

Wanda e ka denoncuar futbollistin e Galatasaray për dhunë dhe për vjedhjen e 66 mijë eurove të humbura në  shtëpinë  e saj. Lajmi erdhi pak ditë para lajmit se Wanda Nara mund të jetë shtatzënë me të dashurin e ri  L-Gante, lajm i hedhur poshtë nga prezantuesja.

Shkruar nga Versus
Wanda Nara akuzon Mauro Icardin për tentativë vjedhjeje dhe dhunë
Wanda Nara dhe Maurio Icardi


Procesi i divorcit ka filluar dhe ka shumë çështje për të zgjedhur mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit. Por ndërkohë Wanda e ka denoncuar futbollistin e Galatasaray për dhunë dhe për vjedhjen e 66 mijë eurove të humbura në  shtëpinë  e saj. Lajmi erdhi pak ditë para lajmit se Wanda Nara mund të jetë shtatzënë me të dashurin e ri L-Gante, lajm i hedhur poshtë nga prezantuesja.

Icardi nuk lejohet të hyjë në shtëpi - Aventurat të Wanda Narës dhe Mauro Icardit janë më befasuese se një telenovelë. Lajmi i fundit është se prezantuesja dyshohet se ka denoncoi futbollistin e Galatasaray. Le të shohim se si u zhvillua historia. Wanda iku në Brazil për pushime me L-Gante, me të cilin ka një histori dashurie (të dy e konfirmuan këtë përmes rrjeteve sociale). Ndërkohë u përhapën thashethemet për shtatzëninë e Narës. Icardi, i dëmtuar i cili doli me barelë nga ndeshja e fundit, ka fluturuar drejt Argjentinës pas lajmit të përhapur për shtatzënë e ish bashkëshortes. Pas kthimit nga udhëtimi me L-Gante, Wanda u kthye në apartamentin në Buenos Aires ku jetonte me Mauro por që nuk e la të hynte këtë të fundit.

Në një reagim të tij, Icardi ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si një ekzagjerim nga ana e ish-bashkëshortes së tij.

“Akuza për dhunë me bazë gjinore është një shpifje,” ka thënë ai, duke insistuar se nuk ka pasur asnjë formë dhune.

Skuadra aktuale e Mauro Icardit, Galatasaray, ka lëshuar gjithashtu një deklaratë zyrtare për të sqaruar situatën.

“Spekulimet për lojtarin tonë Mauro Icardi nuk pasqyrojnë të vërtetën. Lojtari (i cili së fundmi pësoi një dëmtim të rëndë në gju) po qëndron në Argjentinë dhe nuk ka asnjë lidhje me këto akuza. Ju lutemi mos u kushtoni vëmendje këtyre lajmeve që synojnë të lodhin atletët tanë,” thuhet në reagimin e klubit. Versus.al