
Xheneta Fetahu është rikthyer sërish në “E diell”, në Top Channel aty ku nisi rrugëtimi i saj në televizion.
Finalisten e BBVK3, ish-pjesëmarrëse të “She’s on Top”, do ta shohim çdo javë si opinioniste të rubrikës “Trotuar”, ku diskutohen tema të ndryshme sociale, si dhe komentohen disa nga situata më pikante të BBV.
Kujtomë që Xheneta u skualifikua nga gara kur ajo ishte pjesë e programit ‘She’s On Top’ një vit më parë së bashku me Sindin një tjetër konkurente e këtij programi për shkak të një përleshje fizike mes tyre.
Situata mes Sindit dhe Xhenetës, të cilat ranë pre e një pyetjeje provokuese në lojën “E vërtetë apo sfidë” përshkallëzoi në një përplasje, pamjet e së cilës produksioni nuk i transmetoi , por u komentua si veprim i turpshëm nga ana e vajzave.
Mbi këtë incident Xheneta në atë kohë u shpreh përleshja fizike erdhi për shkak të një provokimi të papritur nga ana e vajzës tjetër./Versus.al







