
Pas muajsh spekulimesh në rrjetet sociale, Xhonatan Islami ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me ndarjen nga moderatorja Roza Lati.
I ftuar në një emision televiziv, ai konfirmoi se marrëdhënia e tyre ka përfunduar prej disa muajsh dhe se tashmë është në një fazë të re të jetës së tij.
“Jam i lumtur single, Rozës i uroj më të mirat”, u shpreh ai, duke shtuar se ndarja ka ndodhur pa konflikte dhe me respekt të ndërsjellë.
Xhonatani tregoi gjithashtu se lidhja e tyre ka zgjatur rreth një vit dhe tashmë është një kapitull i mbyllur për të dy, ndërsa theksoi se i uron ish-partneres vetëm të mirat në të ardhmen.
“Kishim kohë bashkë, zgjati një vit. Ishte një marrëdhënie publike, tani është një kapitull i mbyllur në jetën time. Kemi 3-4 muaj që e kemi mbyllur. I uroj gjithë të mirat, jam i sigurt që edhe ajo më uron gjithë të mirat.” u shpreh Xhonatani.
Historia e tyre e dashurisë kishte nisur gjatë verës dhe u bë shpejt një nga më të komentuarat në showbiz-in shqiptar, me paraqitje të shumta publike dhe postime të përbashkëta në rrjete sociale.Versus.al

