MAGAZINË /

VIDEO/ Nuk u pa në televizion, ja si u soll Lewandowski pas ndeshjes Poloni-Shqipëri

Pas përfundimit të ndeshjes mes Poland national football team dhe Albania national football team, kamerat kapën një moment të veçantë nga Robert Lewandowski. Kapiteni polak u afrua te lojtarët shqiptarë për t’i ngushëlluar pas humbjes, duke treguar respekt dhe fair-play, një gjest që më pas u bë viral në rrjetet sociale dhe u vlerësua gjerësisht nga tifozët.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Nuk u pa në televizion, ja si u soll Lewandowski pas ndeshjes

Kombëtarja e Polonisë fitoi ndaj komëtares shqiptare me rezultatin 2-1 në gjysmëfinalen e play-off-it për Botërorin 2026, duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit.

Ndeshja e zhvilluar në PGE Narodowy nisi më mirë për Shqipërinë, që e mbylli pjesën e parë në avantazh 1-0, duke qenë pranë surprizës përballë vendasve.

Megjithatë, në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi.

Fillimisht ishte Robert Lewandowski që riktheu baraspeshën, ndërsa pak më vonë Piotr Zieliński realizoi golin e fitores me një goditje spektakolare.

Pas vërshëllimës përfundimtare, vëmendjen nuk e mori vetëm rezultati, por edhe gjesti i kapitenit polak.

Lewandowski iu afrua lojtarëve shqiptarë për t’i ngushëlluar pas humbjes, duke treguar fair-play dhe respekt për kundërshtarin.

Vetëm më pas ai iu bashkua shokëve të skuadrës për të festuar arritjen në finalen e play-off-it.

Ky moment u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë tifozë vlerësuan sjelljen dhe klasën e sulmuesit polak./Versus.al

Poll