MAGAZINË /

'Zhduku, THB', Gjesti i ka dërguar mesazh erotik Eglit?

Në një copë letër të drejtuar Eglit, ai ka shkruar: "Zhduku dhe T.H.B", një shkurtesë misterioze që ka nisur debate në lidhje me kuptimin e saj.

Shkruar nga Versus
'Zhduku, THB',  Gjesti i ka dërguar mesazh erotik Eglit?
Letra për Egli dhe Gjesti/BBVA4

Gjesti, pavarësisht izolimit në "shpellën" e BBVA-së së bashku me Rozanën, G Banin dhe Klajdin, ka vazhduar të ketë kontakte me pjesën tjetër të shtëpisë. Komunikimi i tij me Eglin është bërë përmes letrave të fshehta, një metodë që ka intriguar shikuesit.

Së fundmi, një mesazh i shkruar nga Gjesti ka bërë bujë në platformat sociale. Në një copë letër të drejtuar Eglit, ai ka shkruar: "Zhduku dhe T.H.B", një shkurtesë misterioze që ka nisur debate në lidhje me kuptimin e saj.

Disa spekulime të forta, veçanërisht nga admiruesit, sugjerojnë se inicialet mund të fshehin një frazë me ngjyra romantike ose flirtuese, si "ta ha buzën".

 

Poll