MAGAZINË /

‘Zjerm’ thyen rekorde në kanalin e Eurovizionit në Youtube, futet në Top20 e këngëve më të shikuara ndër vite

Gjithashtu është në Top-5 e këngëve më të preferuara nga publiku i huaj.

Shkruar nga Versus

‘Zjerm’ thyen rekorde në kanalin e Eurovizionit në

Kënga 'Zjerm' e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion po thyen rekorde. 

'Zjerm' numëron mbi 1 milion shikime vetëm një muaj pas publikimit të saj në kanalin zyrtar të Eurovizionit, në Youtube.

Gjithashtu 'Zjerm' renditet në Top-20 e këngëve më të shikuara në këtë kanal ku përfshihen dhe këngë fituese të Eurovizionit ndër vite dhe është në Top-5 e këngëve më të preferuara nga publiku i huaj.

Komentet janë shumë pozitive madje disa prej prej tyre e shohin dhe si fituese e këtij edicioni.

‘Zjerm’ i kënduar nga grupi ‘Shkodra Elektronike’ fitoi edicionin e 63 të Festivalit në Radio Televizion Shqiptar.

Performanca e Shkodrës Elektronike në Festival mori vlerësime të shumta si nga juria dhe nga vota e publikut dhe diaspora dhe grumbulloi 143 pikë në total.

Grupi muzikor përbëhet nga dy emigrantë shqiptarë të rritur në Itali, shumë larg qytetit të tyre, Shkodrës.

Grupi është krijuar nga kantautori-producenti Kolë Laca dhe kantautorja Beatriçe Gjergji.

Ata bëjnë ri-interpretim modern të këngëve tradicionale shkodrane.

Konkursi i 69-të i këngës në Eurovizion do të mbahet në Bazel të Zvicrës, në muajin maj./Versus.al

 

 

 

Tags:

zjerm

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: