
Teksa mendohej se çdo gjë ishte qartësuar për sezonin e ri televiziv një postim i Olti Currit në Instastory bëri lëmsh rrjetin.
Sipas Oltit, moderatorja Marina Vjollca do të kthehet në Top Channel përkrah Elvis Naçit në programin që pritet të nisë së shpejti, “Shqiptarët për shqiptarët”, për të cilin u bë me dije më parë se do të moderohej nga Kiara Tito.
Ndërsa për këtë të fundit Olti Curri lë të kuptohet se do ta shohim të drejtojë programin e humorit "Portokalli”.
Nga personat në fjalë nuk ka ende asnjë reagim dhe ajo që na mbetet nuk është gjë tjetër, veçse të presim deri në një konfirmim zyrtar.
Në postime Olti shkruan: Zogu cicëroi, a ta besojmë?, çka lë të kuptohet se diçka po 'gatuhet' mes moderatoreve.
/ Versus.al







