POLITIKË /

Firmoset marrëveshja Shqipëri-Itali-Emiratet Arabe për linjën nënujore të transmetimit të energjisë! Rama: Synojmë të jemi lojtar kyç në rajon!

Për palën shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga zv/kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjitikës Belidna Balluku.

Shkruar nga Versus

Firmoset marrëveshja Shqipëri-Itali-Emiratet Arabe për

Është nënshkruan në Abu Dabu marrëveshja e investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik. Për palën shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga zv/kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjitikës Belinda Balluku.

Ndërsa në fillim të fjalës së tij kryeministri shqiptar, Edi Rama falenderoi lartësinë e tij Shei Muhamed Zayed për mbështetjen e vazhdueshme. Rama shtoi më tej se falë Emirateve të Bashkuara Arabe dhe dijes së ata kanë po diversifikohet sektori energjitik. 

''Nder i madh që të marr fjalën për të prezantuar atë çfarë po formëson jo vetëm të ardhmen e Shqipërisë, por konkretisht atë çka në këtë kohë është e ardhmja e Shqipërisë me çuarjen pra të energjisë së pastër për forcimin e partnertiteteve ndërkombëtare specifikisht me Emiratet. Më lini të shpreh mirënjohjen më të thëllë për  lartësinë e tij Shei Muhamed Zayed për mbështetjen e vazhdueshme dhe kujdesen e veçantë dhe frymëzimin që ka qenë për mua dhe për ne në këtë rrugë përpara ku së bashku dhe falë Emirateve të Bashkuara Arabe dhe dijes së shkëlqyer që ka për këtë ccështje ne po diversifikojnë dhe po ndryshojmë sektorin energjitik. Prodhimi energjitike në Shqipëri  është 100% nga burime të ripërtëritshme. Përqindja e energjisë së përtëritshme në Shqipëri është 44%. Kjo e bën Shqipërinë pjesë të vendeve në që janë në krye të listës europiane së bashku me vendet skandinave kur vjen fjala për % e energjisë të përtëritshme.' u shpreh Rama. 

Më tej Rama u shpreh se partneriteti me Emiratet në sektorin energjitik shumë i rëndësishëm për një rajon ku ka shumë luftëra dhe konflikte. Rama shtoi më tej se ky bashkëpunim mes kompanisë shtetërore dhe Masdarit synon të zhvillojë deri në 3 giga v energji të ripërtëritshme.

"Marrëveshje strategjike me Italinë dhe Emiratet për kabllot nënujore që është përmendur si një  instrument i rëndësishëm jo vetëm për transmetimin e energjisë së përtëritshme nga shpër të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon. Ky hap shuëm i rëndësishëm  për rajonin dhe Europën nuk do kishte qenë  i mundur pa bashkëpunimin e Emiratet dhe pa dikë që dua të përmend sepse ka qenë kyç në orientimin tonë drejt ktij rrugëtimi doktori Sulltan Axhav. Partneriteti me Emiratet në sektorin energjitik është shumë i rëndësishëm për një rajon ku shumë luftëra dhe konflikte, shumë keqkuptime i kanë dhënë formë së shkuarës sonë dhe dëshira për të qenë pjesë e familje së madhe europiane duhet mbështetur me nisma konkrete dhe me hapa konkrete për të kapërcyer të shkuarën. Bashkëpunimi midis kompanisë shtetërore dhe Masdarit synon të zhvillojë deri në 3 giga vat prodhim të energjisë të ripërtëritshme.' u shpreh Rama. /Versus.al

 

Poll