POLITIKË /

"Për firmat e tij, unë rri në burg", Braimllari i përgjigjet Metës: Tentativë për të më goditur, lobimet kanë ndodhur kur ai ishte kryetar

Sipas tij, sulmi i Metës nuk është gjë tjetër veçse një tentativë për të shmangur vëmendjen nga problemet serioze që vetë ai ka me drejtësinë.

Shkruar nga Versus
"Për firmat e tij, unë rri në burg", Braimllari i
Ilir Meta dhe Endrit Braimllari

Pas deklaratës së Ilir Metës, kreut të Partisë së Lirisë, i cili pretendoi se po mbahet në izolim për shkak të firmave të Endrit Braimllarit lidhur me çështjen e lobimit, ka ardhur një kundërpërgjigje nga vetë Braimllari.

Në reagimin e tij, Braimllari e ka cilësuar deklaratën e Metës si një përpjekje për ta frikësuar dhe për të dëmtuar imazhin e tij publik. Sipas tij, sulmi i Metës nuk është gjë tjetër veçse një tentativë për të shmangur vëmendjen nga problemet serioze që vetë ai ka me drejtësinë.

‘Përpjekje e qartë për të më intimiduar dhe për të goditur imazhin tim publik. Nxjerrja e materialeve hetimore nga dosja i shërben tërheqjes së vëmendjes nga problemi i tij i vërtetë me drejtësinë. Endrit Braimllari nuk ka firmosur asnjë kontratë lobimi. Fatura që i referohet është një procedurë e ligjshme, e paguar me bankë, e deklaruar në KQZ dhe e audituar nga KQZ. Ai e di shumë mirë që po hetohet për mosdeklarim. Duhet ta dijë qartë që nuk përbën shkelje të ligjit kur deklaron shpenzimet dhe burimet e tyre të ligjshme. Në dijeninë time partia ku unë aderoja më parë ka pasur lobime vetëm në kohën kur Z.Meta ka qenë kryetar partie’, tha ai./Versus.al

 

Poll