BOTA /

SHBA / Masakër në Mississippi: 6 të vra*ë, mes tyre një fëmijë 7-vjeçar

Sulm i armatosur në tre lokacione të ndryshme, autori 24-vjeçar në pranga – viktimat anëtarë të së njëjtës familje

Shkruar nga Versus

SHBA / Masakër në Mississippi: 6 të vra*ë, mes tyre një

Një person ndodhet në paraburgim pasi gjashtë persona, përfshirë një fëmijë, u vranë në një sulm të përgjakshëm me armë zjarri në shtetin amerikan të Mississippi-t, kanë bërë të ditur autoritetet.

Një 24-vjeçar, i identifikuar si Daricka M. Moore, është akuzuar për vrasje pas disa të shtënave të ndodhura në verilindje të shtetit. Sipas sherifit të qarkut, ai përballet aktualisht me akuzë për vrasje të shkallës së parë, e cila mund të rëndohet në vrasje kapitale.

Ngjarja e rëndë ndodhi të premten, kur autori dyshohet se kreu sulme me armë në tre lokacione të ndryshme në qytetin West Point, në Qarkun Clay, pranë kufirit me Alabamën. Autoritetet lokale konfirmuan se një person është arrestuar pas këtyre sulmeve tronditëse.

SHBA / Masakër në Mississippi: 6 të vra*ë, mes tyre një

Sherifi i Qarkut Clay, Eddie Scott, shkroi në Facebook se “shumë jetë të pafajshme u humbën për shkak të dhunës” në qytetin West Point. Ai i tha televizionit WTVA se gjashtë persona u vranë në tre vende të ndryshme.

Sipas sherifit, të gjitha viktimat ishin anëtarë të së njëjtës familje dhe kishin lidhje familjare me autorin e dyshuar.
“Nuk e di çfarë lloj motivi mund të ketë dikush për të vrarë një fëmijë 7-vjeçar,” u shpreh ai gjatë një konference për shtyp të shtunën.

Të shtënat ndodhën në komunitetin rural Cedarbluff, në perëndim të qendrës së qarkut West Point, raportoi agjencia e lajmeve AP.

Autoritetet kanë konfirmuar se i dyshuari është në pranga dhe nuk ka më rrezik për komunitetin, duke siguruar banorët se situata është nën kontroll.

Poll