BOTA /

"Emigrantët po hanë qen e mace" / Shpërthejnë talljet në mediat sociale për ish-presidentin Trump

Polemika pas deklaratës së tij në debat me Harris ku tha se "emigrantët po hanë mace dhe qen"

Shkruar nga Versus

"Emigrantët po hanë qen e mace" / Shpërthejnë

Mediat sociale janë përmbytur me postime dhe hashtagun ‘Kafshët shtëpiake për Trump’ pasi ai akuzoi emigrantët se ‘hanin qen dhe mace’. Deklarata që solli mjaft reagime e polemika u bë gjatë debatit me Kamala Harris, ku në një moment, Trump akuzoi emigrantët nga Haiti për ‘ngrënjen e kafshëve shtëpiake’ në Springfield, Ohio, një pretendim i pavërtetë që u shfaq për herë të parë në mediat sociale.

“Në Springfield, ata po hanë qentë. Njerëzit që hynë, po hanë macet”, tha ish-presidenti. “Ata po hanë kafshët shtëpiake të njerëzve që jetojnë atje”.

Harris mund të dëgjohej duke mërmëritur ‘Çfarë? Kjo është e pabesueshme’ përpara se të fillojë të qeshë.

Përdoruesit e mediave sociale gjithashtu nuk dukeshin aspak të bindur pasi shpërndanë dhjetëra meme nën hashtagun #PetsForTrump.

Poll