MAGAZINË /

Liga e Kombeve / Ndeshja me Ukrainën, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Pragë

Nesër Kombëtarja do të mbyllë edhe përgatitjet për takimin e parë në UEFA Nations League.

Shkruar nga Versus

Liga e Kombeve / Ndeshja me Ukrainën, Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare mbërriti në Pragë, ku do të luajë përballë Ukrainës, ndeshje që do të luhet të shtunën më 7 shtator, në stadiumin “Epet Arena” në orën 20:45.

FSHF-ja bën me dije se me skuadrën kanë udhëtuar të gjithë lojtarët e grumbulluar. Nesër Kombëtarja do të mbyllë edhe përgatitjet për takimin e parë në UEFA Nations League. Kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore në orën 18:00 në stadiumin që do të luhet ndeshja ndaj Ukrainës “Epet Arena”, ndërkohë që para seancës stërvitore trajneri Sylvinho do të jetë në konferencën zyrtare për shtyp, në orën 17:15.

Poll