MAGAZINË /

Hyri në histori për 24 sekonda, Nedim Bajrami komenton ndeshjen

Kemi bërë të gjithë maksimumin, do të luftojmë për çdo pikë dhe për çdo top. Për ne është arritje e madhe që luajmë në Europian, do të vazhdojmë kështu.

Shkruar nga a.b.

Hyri në histori për 24 sekonda, Nedim Bajrami komenton ndeshjen

Nedim Bajrami shënoi një gol historik ndaj Italisë, teksa i mjaftua vetëm pak sekonda për të tundur rrjetën, në duelin që u përmbys nga të kaltrit me rezultatin 2-1. Ky ishte dhe goli më i shpejtë i shënuar në të gjitha Europianet. Bajrami foli pas ndeshjes për mikrofonin e “TV Klan” duke u shprehur. 

Hyri në histori për 24 sekonda, Nedim Bajrami komenton ndeshjen

“E kemi ditur të gjithë që Italia është shumë e fortë. Kemi bërë të gjithë maksimumin, do të luftojmë për çdo pikë dhe për çdo top. Për ne është arritje e madhe që luajmë në Europian, do të vazhdojmë kështu. Kemi disa ditë kohë për të përgatitur ndeshjen me Kroacinë, duhet të korrigjojmë ato që nuk bëmë mirë. 

"Asllani i dha një top shumë të mirë, Manaj pati një shans shumë të mirë. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të kërkojmë golin”, u shpreh Bajrami.  

 

Poll