
Seanca plenare në Kuvend është ndërprerë vetëm pak minuta pas nisjes si pasojë e përplasjeve të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe kryeparlamentares, Lindita Nikolla.
Deputeti Flamur Noka u çua në këmbë dhe shkoi drejt foltores duke i kërkuar Nikollës të zbatonte rregulloren ndërsa punonjësit e gardës bllokuan foltoren.
Nikolla i kërkoi Nokës të ulej ndërsa ndërpreu seancën për 5 minuta pushim.
Pjesë nga debati:
Nikolla: Ulu në vend zoti Noka se nuk më tremb ashtu. Të të vijë turp.
Noka: Ti je përfaqësueese e Ramës
Lindita: Atëherë ti je përfaqësues i një non-grate.
Reagime pati edhe nga deptutetët e tjerë demokratë të cilët po ashtu u afruan drejt foltores. Versus.al







