POLITIKË /

Zgjodhi të jetë pjesë e listave të hapura, Kryemadhi: Votoni Ilir Metën, tregoi dhe njëherë se është burrë shteti!

Shkruar nga Versus

Zgjodhi të jetë pjesë e listave të hapura, Kryemadhi: Votoni

Monika Kryemadhi u ka bërë thirrje të gjithë të njohurëve që të votojnë për bashkëshortin e saj me të cilin është në një proces divorci, kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën. Ndërsa Endrit Bramllarit ish-sekretari organizativ i Partisë së Lirisë i cili i është bashkuar listën së Partisë Socialiste u shpreh me ironi se i uron suksese në jetë duke shtuar se politika është shumë e çuditshme. 

 ''Ju bëj thirrje të gjithë të njohurve të mi të, ata që besojnë tek unë dhe kanë besuar tek unë të shkojnë të votojnë për Presidentin e Partisë së Lirisë. E para dhe e dyta zotin Endrit Braimllarin sigurisht i uroj suksese në jetë mendoj që para 6 muaj ulërsite për inceneratorin nuk besoj se sot do të shkoj të digjet tek inceneratori, megjithatë poltika është shumë e ccuditshme dhe me supriza me të papritura' u shpreh Kryemadhi. 

E pyetur nga gazetarët pse gjithë kjo dashuri muajt e fundit me Ilir Metën, Kryemadhi  u shpreh se ka të të bëjë me respektin politik, duke shtuar se ish-bashkëshorti tregoi se edhe njëherë se është burrë shteti që zgjodhi të jetë deputet në listat e hapura.

Krymadhi: E para nuk është dashuri shpirtërore apo emocionale është respekt poltik. Duhet bëjmë dallimin mes dy gjërave pavarësisht marrëdhënies time personale me Ilir Metën e cila ka mbaruar. Unë mund të pi kafe me Ilir Metën kur të dalë për të diskutuar për problemet e fëmijë apo për gjë tjetër por marrëdhëniet e mia personale me Ilir Metën janë të përfunduar. Në aspektin politik duhet të kuptoni një gjë Monika Kryemadhi nuk është si gratë  e tjerë. Inatin e nxjerr në mënyra të tjera jo në politikë. Për Ilir Metën, Monika Kryemadhi nuk ka dashuri shpirtërore sigurisht e ka pasur por ka respekt politik. Dhe të jem e sinqertë veprimi i Ilir Metës për të kandiduar në listë të hapur tregon dhe njëherë që është politikan dhe burrë shteti. /Versus.al

Poll