BOTA /

Tragjedi në Alpet italiane: 5 alpinistë gjermanë humbën jetën nën një ortek

Midis tyre ishte një baba dhe vajza e tij 17-vjeçare. Alpinistët po përpiqeshin të ngjiteshin në majën e Cima Vertana kur u rrëmbyen nga masa e borës.

Shkruar nga Versus

Tragjedi në Alpet italiane: 5 alpinistë gjermanë humbën

Pesë alpinistë gjermanë u vranë kur u rrëmbyen nga një ortek në Alpet italiane, thanë autoritetet lokale të dielën.

Alpinistët ishin nisur të shtunën për t'u ngjitur në majën Cima Vertana në vargmalin Ortler, pranë fshatit Solda. Ndërsa po i afroheshin majës, orteku i zuri në befasi dhe i hodhi tutje.

Masa e borës dhe akullit rrëmbeu dy grupe të ndara alpinistësh që ishin të lidhur me litarë. Trupat e dy burrave dhe një gruaje u gjetën të shtunën, ndërsa trupat e dy viktimave të tjera; një babai dhe vajza e tij 17-vjeçare, u gjetën të dielën.

Dy alpinistë të tjerë shpëtuan pa lëndime.

Vargu malor Ortler, pranë kufirit zviceran, është një destinacion popullor për alpinistët me përvojë, por kushtet në zonë janë shpesh të paparashikueshme dhe të rrezikshme.

Poll