
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme (31 maj) në Mannheim, Gjermani, ku tre persona kanë mbetur të plagosur mes tyre dhe një oficer policie dhe një viktimë.
Videot e publikuara në rrjete sociale tregojnë imazhe tronditëse ku një person me thikë shihet duke tërhequr një zvarrë dhe goditur me thikë kritikun e islamit 59 vjeçarin Michael Sturzenberger i cili mbas goditjeve bie në tokë.
Pamjet e transmetuara drejtpërdrejt në YouTube tregojnë aktivistët anti-islamik nga Pax Europa duke u përgatitur për të mbajtur një tubim të vogël.
Kujdes pamje të rënda:
An Islamist attacked an anti-Islam protest in Mannheim, Germany, with a knife. Several people are injured. pic.twitter.com/q9gGHWoNvL
— Ronai Chaker (@RonaiChaker) May 31, 2024
Kalimtarët e rastit u përpoqën të ndalonin sulmuesin, por ai shkëputet dhe sulmon një oficer policie duke e goditur me thikë në shpinë, ndërkohë një oficer tjetër e qëllon atë nga pas.
Several individuals were injured in a stabbing during a YouTube livestream in Mannheim, Germany. The attack, which occurred this morning, was broadcast live, showing the assailant dragging a man to the ground while wielding a knife. Bystanders quickly intervened to assist the… pic.twitter.com/FzMpN6x3z2
— Huginn and Muninn Intelligence (@HM_Int3lligence) May 31, 2024
Sipas gazetës gjermane Bild , Stürzenberger ishte një nga viktimat në sulm.
Po sipas medias gjermane Stürzenberger është një aktivist politik islamofob i njohur në të gjithë Gjermaninë përmes një nisme qytetare kundër ndërtimit të një xhamie në Mynih.
Ai ishte dënuar dy herë: një herë për fyerje të një punonjësi policie, një herë për nxitje urrejtjeje dhe denigrim të mësimeve fetare.







