Pasi publikoi këngën 'Mosmirnjohja' ku të gjithë mendonin se i dedikohej bashkëshkortes së tij Xhensilës, aktori Bes Kallaku është vënë sërish në qendër të vëmëndjes, pasi së fundmi po përflitet se aktori ka gjetur një të dashur të re!
Bëhet fjalë për ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Çiljeta Kormuzi.
Së fundmi Çiljeta ka postuar një foto me Besin në rrjetet sociale ku dhe ka lindur dyshimi se dyshja mund të kenë nisur një lidhje.
Përveç fotos dyshja janë shfaqur në të njëjtat vende në Bruksel, duke shtuar më shumë aludimet për një romancë të mundshme.
Çiljeta u bë mjaft e njohur me historinë që tregoi në program në lidhje me jetën e saj private.
Çiljeta tregoi se ishte një nënë e një vajze beqare, ku ka pasur shumë probleme me bashkëshortin dhe të dashurën e tij që e përndiqte dhe nuk e linte rehat.
Ish-konkurentja e 'Përputhen' gjithashtu tregoi se vajza e tyre jetonte me vjehrrin dhe vjehrrën në Itali, dhe ajo kishte ardhur në Shqipëri për të gjetur dashurinë në “Për’puthen”. / Versus.al







