Çfarë do të gjeni në brendësi
*Tragjedia e ndodhur javë më parë në Durrës ku një makinë përplasi për vdekje 2 fëmijë, është përsëritur sërish mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel të Elbasanit pranë një shkolle. *Automjeti që drejtohej nga regjisori Petri Bozo përplasi për vdekje fëmijën 7 vjeçar teksa ky i fundit po shkonte në shkollë. Mësohet se i mituri i shpëtoi nga dora nënës së tij dhe fatkeqësisht u përplas nga makina. *Bozo pretendon se ka qenë me shpejtësi të ulët, por dëshmitarët thonë të kundërtën. Ndërsa ambulanca u vonua 15 minuta për të shkuar në vendngjarje.
“Makina me shpejtësi maksimale”, banorët për aksidentin ku vdiq 7 vjeçari: Ambulanca nuk erdhi
Banorët e fshatit Mengel ku një fëmijë 7 vjeçar ndërroi jetë si pasojë e përplasjes nga makina, kanë dhënë detaje lidhur me ngjarjen tronditëse të ndodhur pranë shkollës.
Njëra prej banoreve u shpreh se automjeti që drejtohej nga regjisori Petri Bozo ishte me shpejtësi maksimale dhe jo me 10 kilometra në orë siç pretendon ai. Mes të tjerash, banorja tha se ambulance u vonua dhe për rrjedhojë fëmija u dërgua në spital me makinë të rastit.
“E kanë parë që ishte me shpejtësi maksimale. Edhe pse ka thënë që ishte me 10 km/h. Erdhën gjitha burrat nga lokali, ngritën makinën që nxorën fëmijën. Thirrën ambulancën, nuk erdhi. E morën më makina te rastit dhe e çuan në spital. Ambulanca erdhi pas 15 minutash nga momenti që fëmija u nis në spital. Rruga është shumë e rrezikshme. Bëhen shumë aksidente”- u shpreh banorja. Versus.al
Regjisori Petri Bozo, shoferi që përplasi për vdekje 7 vjeçarin! I mituri i shpëtoi të ëmës nga dora
Detaje të tjera janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel të Elbasanit ku një automjet përplasi për vdekje nxënësin 7 vjeçar pranë shkollës.
Mësohet se i mituri i ka ikur nga dora nënës së tij në momentin kur makina po kalonte rrugën. Ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat shoferin që rezulton të ketë qenë Petri Bozo, regjisori dhe producenti i njohur.
Bozo po merret në pyetje nga policia, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar plotësisht rrethanat e fatkeqësisë. Versus.al
Tragjedi pranë shkollës në Elbasan, makina përplas për vdekje fëmijën 7 vjeçar
Elbasan- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pranë shkollës në fshatin Mengel ku një makinë ka përplasur për vdekje një nxënës 7 vjeçar.
Dyshohet se i mituri i shpëtoi nënës nga dora dhe u përplas nga makina.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të fatkeqësisë që vjen pak javë pas aksidentit të tmerrshëm të ndodhur në zonën e Kënetës së Durrësit ku 2 fëmijë u përplasën për vdekje nga një makinë teksa luanin me top në trotuar. Versus.al

