Tiranë- Argita Malltezi, e bija e ish-kryeministrit Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat për të folur lidhur me hetimet e SPAK për aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.
Ajo ka vijuar me pretendimet se babait dhe bashkëshortit të saj Jamarbër Malltezit po u bëhen padrejtësi nga ana e SPAK që sipas saj ka fabrikuar të gjitha akuzat. Më tej Argita Malltezi e cilësoi si “dekoratë” për të atin dosjen hetimore të SPAK.
“Aktakuza është dekoratë për Sali Berishën pasi ka bërë vettingun 30 vjeçar të pasurisë së tij dhe familjarëve të tij dhe nga ky vetting rezulton se Berisha nuk ka shkelur ligjin dhe nuk ka pasur kurrë përfitim të paligjshëm. Nëse do të kishte pasur do të ishte në gjyq për këto shkelje apo përfitime dhe jo për tokën e gjyshes së Jamarbër Malltezit.
Kjo aktakuzë tregon falsifikimet që janë bërë nga ato që kanë qenë shtyllat kryesore të hetimit. Në radhë të parë në lidhje me pronën nuk kanë mundur të shtyhen në mashtrimin që coi në arrestin e Berishës dhe Malltezit se gjoja ka qenë e shpronësuar nga Italia. Ne kemi vënë në dispozicion dokumentet që provonin kthimin e pronës dhe më pas kemi bërë publike dokumentet që lidhen me fletoren zyrtare”, tha Argita Malltezi.
Ditën e sotme SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve për dosjen ku janë marrë të pandehur babai dhe burri i saj Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi të akuzuar për korrupsion pasiv në bashkëpunim. Versus.al







