
Të rinjtë demokratë përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, të rinjve pa dallim partie, që t’i bashkohen protestës qytetare çdo ditë, për të ngritur zërin për problemet që i shqetësojnë.
“Sot nuk është koha për dallime mes njëri-tjetrit. Ajo që na bashkon është më shumë se ajo që na ndan. Shqipëria sot është në ditën më kritike të ekzistencës së vet. Është shkatërruar në arsim, shëndetësi, mjedis, pasiguri jete e juridike dhe këto janë çështje që shqetësojnë çdo qytetar shqiptar, nuk janë çështje që na dallojnë në të majtë e të djathtë”, thuhet në deklaratën e të rinjve demokratë.
Të rinjtë e PD-së do t'i bashkohen çdo ditë protestës që organizohet para kryeministrisë. Sot protesta është në ditën e 11-të të saj, ndërsa të rinjë kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Në një deklaratë për median një grup të rinjsh thanë se nuk është koha për dallime mes njëri tjetrit pasi Shqipëria sot është në pikën më kritike të ekzistencës së vet.
Nikola Kedhi: Sot nuk është koha për dallimet mes njëri-tjetrit. Ajo që na bashkon është më e madhe sesa ajo që na ndan. Shqipëria sot është në pikën më kritike të ekzistencës së vet.
Është e shkatërruar në arsim, në shëndetësi, në mjedis, në mundësi ekonomike. Është në pasiguri jete, në pasiguri juridike. Dhe këto janë çështje që shqetësojnë çdo qytetar shqiptar. Nuk janë çështje që na dallojnë në të majtë dhe në të djathtë, të angazhuar dhe të paangazhuar, apo të anshëm dhe të paanshëm. Ndaj ne kemi sot një thirrje për çdo qytetar shqiptar, për çdo demokrat, çdo të ri, veçanërisht, të djathtë apo të majtë, të angazhuar apo të paangazhuar, që të jetë në shesh sot dhe çdo ditë për ta kthyer Shqipërinë, për të ngritur zërin dhe për ta kthyer Shqipërinë në shtëpinë tonë sërish.
Andia Ulliri: Le të dalim në shesh, me vendosmëri, me dashuri për familjen, kombin dhe të rinjtë shqiptarë që largohen dita-ditës. Për të gjitha kauzat që na bashkojnë dhe jo ato që na ndajnë. Prandaj shihemi sot në orën gjashtë në shesh, sot dhe çdo ditë më shumë.

