POLITIKË /

Analisti i bashkohet protestës së Lapajt: Kryeministri, i degraduar! S’mund të pranojmë të trajtohemi si idiotë

Mërtiri tha se skandalet e njëpasnjëshme të Ramës nuk mund të mbeten pa reagim popullor.

Shkruar nga Versus
Analisti i bashkohet protestës së Lapajt: Kryeministri, i degraduar!
Ergys Mërtiri

Analisti Ergys Mërtiri ka qenë një prej figurave publike që i janë bashkuar protestës së Adriatik Lapaj përpara kryeministrisë ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se duhet të lindë një lëvizje e re e cila të mposhtë të vjetrën që sunon në Shqipëri prej 35 vitesh. Ndër të tjera pati edhe kritika për Ramën duke thënë se një kryeministër që thotë se nuk di çfarë bëjnë njerëzit e tij pas shpine, është për të ardhur keq.

“Vetëm e reja është mundësia për të rrëzuar të vjetrën. Po nuk lindi dicka e re, e vjetra do vazhdojë të kalbë gjithçka. Këta e dinë shumë mirë dhe prandaj mediat e oligarkëve sulmojnë të renë, sepse e dinë se tek e reja është vdekja e tyre. unë jam këtu edhe për një gjë tjetër, sepse për natyrë nuk pranoj dot të fyhem. nuk mund të pranojmë dot që për 35 vite të trajtohemi si idiotë në këtë vend, të na vjedhin votën të na përfundojnë dhe të vjedhin e tallen me ne. Sot është dita për t’u tallur ne me ta. Kryeministri që kemi është vërtet për të ardhur keq. Nëse një kryeministër arrin deri në këtë pikë sa nuk di se çfarë bëjnë njerëzit e vetë pas shpine, ai është i lodhur e i degraduar. Ky kryeministër ka frikë nga zullumet e veta nga SPAK-u që i është afruar tek dera dhe një ditë do i trokasë”- u shpreh analisti. Versus.al

 

Poll