Lulzim Basha ka paralajmëruar lëvizjen e radhës pasi Gjykata e Apelit vendosi ti jap vulën e Partisë Demokratike.
“Do mbledh njëherë kryesinë pastaj kolegjin e kryetarëve për të konsoliduar qëndrimin në fund ndoshta në orën 17.00 sot”, mësohet të ketë thënë Basha.
Deri tani Lulzim Basha nuk ka pasur asnjë deklaratë në media apo në rrjete sociale lidhur me vendimin e gjykatës së Apelit.







