
Një situatë e pazakontë është regjistruar sot në Vlorë, në Lungomare, ku qarkullimi i automjeteve është ngadalësuar pasi një gomar është futur në rrugë dhe ka ecur në mes të saj për disa minuta.
Sipas dëshmitarëve, kafsha ka lëvizur qetësisht përgjatë aksit, duke detyruar drejtuesit e mjeteve të ulin shpejtësinë dhe të ndalojnë për të shmangur incidentet.
Prania e gomarit ka krijuar radhë të shkurtër automjetesh dhe ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve që ndodheshin në zonë në atë moment. Versus.al
View this post on Instagram

