POLITIKË /

Apeli vulën e PD-së ja dhanë Berishës, Basha rekurs në Gjykatën e Lartë: Të zhbëhet vendimi

Grupimi i Lulzim Bashës ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit që i kaloi logon dhe vulën e PD Sali Berishës dhe komisionit të Rithemelimit

Shkruar nga Versus

Apeli vulën e PD-së ja dhanë Berishës, Basha rekurs në

Ashtu siç kishte paralajmëruar 4 ditë më parë, Lulzim Basha vijon betejën ligjore për vulën e Partisë Demokratike. Basha mësohet se ka dorëzuar sot rekursin në Gjykatën e Lartë.

Apeli vulën e PD-së ja dhanë Berishës, Basha rekurs në
Në rekursin e Bashës, kërkohet zhbërja e vendimit të Agron Zhukrit që i dha vulën Berishës, si edhe zhbërja e vendimit të Apelit.

Gjykata e Apelit nuk e ka konsideruar as palë dhe as të legjitimuar Bashën apo përfaqësuesin e grupimit të tij Enkelejd Alibeaj i cili ankimoi me një autorizim të pavlefshëm sipas gjykatës ndryshimet statuore të grupit të rithemelimit

Apeli vulën e PD-së ja dhanë Berishës, Basha rekurs në

Gjykata e Apelit i kujton Lulzim Bashës dorëheqjen dhe me këtë akt mbarimin e çdo kompetence në parti. Me deklaratën publike për dorëheqje të Lulzim Bashës që ishte paraprirë në fakt nga shkarkimi që i bëri kuvendi i jashtëzakonshëm i 11 dhejtorit 2021 , autorizimi i mëparshëm ndaj Enkelejd Alibeaj datë 15 shtator 2021 konsiderohet pa asnjë fuqi  mbasi vlefshmëria e këtij dokumenti kishte mbaruar me humbjen e kompetencave të Bashës.  Që do të thotë me këtë autorizim të pavlerë përmes të cilit  Alibeaj u  ankua në gjykatë ndaj rithemelimit të Berishës në 25 mars 2023 , realisht ai nuk kishte tagra.

Apeli vulën e PD-së ja dhanë Berishës, Basha rekurs në

Poll