Një qytetare nga Lezha, e identifikuar si Pranvera Stojani, ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu.
Ajo pretendon se ka dorëzuar pranë organit të akuzës një video, e cila sipas saj përmban prova që lidhen me blerje votash.
Në një deklaratë publike, Stojani tha se vendimi për kallëzim erdhi pas konfliktit që ka me Bashkinë e Lezhës lidhur me largimin e banorëve nga lagjja “Besëlidhja”.
Ajo pretendon se prona e saj ka qenë e pajisur me dokumentacion të rregullt, por se është nxjerrë me forcë nga banesa.
Deri më tani, pretendimet e ngritura nga qytetarja mbeten të paverifikuara dhe nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK apo nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu lidhur me akuzat.
Përmbajtja e videos së pretenduar nuk është bërë publike dhe pritet që organet kompetente të verifikojnë pretendimet e paraqitura./Versus.al

