POLITIKË /

Basha: Ndeshja u shit pa filluar ende, lista e ndarë në ‘bussines class’ për kryetarët dhe ‘karrocë’ për të tjerët

"Ndeshja shitet pa u filluar. Me formulën e dakordësuar dje dhe pritet të votohet sot pazarxhinjtë pushteti u dorëzohet Edi Ramës në këmbim të favoreve të përbashkëta e investimit që kanë nisur dhe duan të bëjnë së bashku"

Shkruar nga M.H
Basha: Ndeshja u shit pa filluar ende, lista e ndarë në
Live nga Kuvendi

Prej orës 11:00 Kuvendi vijon diskutimet lidhur me ndryshime në Kodin Zgjedhor. Sipas draftit të dakordësuar mes PD-së e PS-së me formulën e propozuar për listat e deputetëve, ku 1/3 e listës është në dorën e kryetarit dhe 2/3 e listës përcaktohet me votë preferenciale.

Për Bashën, Kryetari i Partisë së demokratëve euroatlantikë, zgjedhjet janë shitur pa filluar ende, me formulën e dakordësuar ditën e djeshme.

Ndeshja shitet pa u filluar. Me formulën e dakordësuar dje dhe pritet të votohet sot pazarxhinjtë pushteti u dorëzohet Edi Ramës në këmbim të favoreve të përbashkëta e investimit që kanë nisur dhe duan të bëjnë së bashku", tha Basha.

Ai theksoi se lista është ndarë në dy pjesë, Bussines class dhe karrocë.

Në Bussines class futen kandidatë që i vendos Kryetari i Partisë, që pavarësisht numrit të votave janë favoritët e pushtetit. Në parlament kanë hyrë kamikazët, lista është dopio e mbyllur, pavarësisht vendimit të Gjykatës. Janë provat që iu duhen edhe mbi të, motivi kryesor është frika, në rradhë të parë e kryeministrit, i cili ka disa çështje të hapura në këtë moment që flasim, nga inceneratori dhe koncensione të tjera korruptive. Listat nuk hapen se i duhen kamikazë si Sajmir Tahiri, Arben Ahmetaj, si Erion Veliaj që shkojnë nga shkojnë, sërish i kthehen në xhep. E mbyll listën për të përcaktuar kamikazët e ardhshëm”, tha Basha.

Për sa i përket qëndrimit ndaj Berishës tha se ai ia kishte falur vetë fitoren Ramës dhe personat që kanë vjedhur votat e PD janë liruar sepse sipas tij kanë gënjyer.

Hallin e vet personal e bëri pazarin me Edi Ramën, shqiptarët dhe demokratët,e panë kur i dorëzoi 90% të Bashkive, Edi Ramës, u kap Safeti e humbi dhe me thellë Kukësin.Njerëzit që u kapën nga drejtësia për vjedhjen e votave të PD shkuan në burg, por u liruan se gënjyen. 17 të korruptuar të Edi Ramës të liruar nga pazari i përbashkët. Është bërë rekursi dhe do të ndiqet hap pas hapi, për sa i përket vulës së Partisë Demokratike që Gjykata e Apelit ia dha Sali Berishës.

Këto pazare të mbizotëruara nga frika kanë në thelb edhe shitjen e demokracisë dhe ndeshjes së pafilluar akoma, të zgjedhjeve të vitit 2025.

Me formulën e miratuar dje dhe pritet të firmoshet sot, i dorëzohet edhe 4 vite të tjera Edi Ramës me favoritë të përbashkët.Akti i fundit i këtij pazari do të luhet kundër SPAK, ky parlament nuk duhet të shpërbëhet se si përfaqësuesi më i tmerrshëm që nuk u ka shërbyer interesave të qytetarëve, por atyre vetjake", përmbylli Lulzim Basha./ Versus.al

 

 

 

 

 

 

 

 

Poll