POLITIKË /

Beleri çon në KE idenë e Ramës për krijimin e shtetit bektashi: Shkel kushtet e vendosura për anëtarësim në BE

Në pyetjet e drejtuara ndaj KE, Beleri kërkon informacion nëse krijimi i një shteti të tillë do i shtojë kushtet ndaj Shqipërisë për anëtarësim në BE.

Shkruar nga Versus

Beleri çon në KE idenë e Ramës për krijimin e shtetit

Plani i kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti sovran në mes të Tiranës të quajtur ‘Urdhri Bektashi’ ka sjellë reagime edhe në mesin e grekëve.

Fredi Beleri, ish- i dënuari për blerje votash në Himarë, aktualisht eurodeputet në Parlamentin Europian, ka dalë kundër kësaj ideje dhe për këtë gjë ka drejtuar një sërë pyetjesh ndaj Komisionit Europian ku kërkon të dijë qëndrimin e institucionit kundrejt kësaj ideje të Ramës.

Duke e cilësuar krijimin e një shteti të tillë si shkelje të kushteve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Beleri kërkon të dijë masat e ndërmarra dhe kriteret shtesë që mund t’i vendosen shtetit shqiptar për anëtarësim nëse realizohet ideja e Ramës.

Pyetjet e Belerit drejtuar KE-së:

1) Cili është qëndrimi i Komisionit për këtë shtet potencialisht të sapoformuar dhe nëse krijimi i tij shkel kushtet e dakorduara për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë? Nëse po, çfarë kriteresh shtesë mund të vendosen?

2) A është krijimi i një shteti të tillë pa zgjedhje në përputhje me kriteret politike të Kopenhagës që duhet të përmbushë çdo vend për funksionimin e institucioneve që sigurojnë demokracinë, shtetin ligjor, të drejtat e njeriut dhe respektimin dhe mbrojtjen e pakicave?

3) Çfarë lëvizjesh diplomatike synon të bëjë Komisioni për të siguruar bashkëjetesën paqësore të të gjitha komuniteteve fetare në Shqipëri?

Ndërsa ditën e djeshme Bashkimit Europian pati një reagim pas pyetjeve të drejtuara nga ana e mediave lidhur me planin e Ramës. Në reagimin e shkurtër thuhej se në këtë fazë nuk kishin asgjë për të thënë dhe se nuk mund të ndërhynin në aspektet e tolerancës fetare në Shqipëri. Versus.al

Poll