Bashkimi Euopian ka vendosur të mbajë një në pozicion jo shumë të qartë lidhur me idenë e kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti sovran të quajtur ‘Urdhri Bektashi’ brenda Tiranës.
Në regimin e bërë për mediat shqiptare, BE thotë se nuk ka kompetencë ndërhyrjen në çështjet fetare të vendit edhe pse po bëhet fjalë për ndryshim kufijsh dhe krijimin e një entieti të ri shtetëror brenda një shteti, gjë që mund të sjellë precedentë në një rajon të trazuar si Ballkani.
"Nuk kemi komente në këtë fazë. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së, për të drejtat themelore. Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare", thuhet në reagimin e shkurtër të BE.
Ndërsa më herët, gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama ka pasur një përgjigjie të gjatë në rrjetin social “X” për kritikët e idesë së tij të bërë publike së fundmi. Rama tha se qëllimi ishte ruajtja e besimit Bektashi dhe nxitja e tolerancës fetare në vend duke shtuar se kritikat e shumta që ka marrë kjo ide, e bëjnë atë që të vijojë me dëshirën për ta realizuar. Versus.al







