POLITIKË /

Berisha: Pragu në Primare nuk është kusht i vetëm për të qenë ose jo në listën e kandidatëve për deputet

Sipas Berishës, edhe nëse një person e kalon pragun e nevojshëm, ai mund të përjashtohet nëse nuk i plotëson kërkesat e tjera të parashikuara.

Shkruar nga Versus

 

Berisha: Pragu në Primare nuk është kusht i vetëm për

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi se ndërsa vlerësimi për ata që kanë dhënë kontribute të rëndësishme është i pamohueshëm, vendosja e kandidaturave në listën e hapur apo të mbyllur varet nga plotësimi i kritereve të caktuara.

Ai vuri në dukje se, përveç pragut të preferencave, ekzistojnë edhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në vendimmarrje, duke përfshirë kushte specifike që duhen respektuar.

Sipas Berishës, edhe nëse një person e kalon pragun e nevojshëm, ai mund të përjashtohet nëse nuk i plotëson kërkesat e tjera të parashikuara.

Berisha vuri në pah rolin e kryesisë së PD-së në mbrojtjen e parimeve të statutit, duke theksuar se ajo do të japë mendime dhe do të marrë pjesë në diskutime, edhe pse procesi i primareve mbetet vendimtar.

Ai shtoi se, megjithëse është e vështirë që individë që nuk kanë marrë pjesë në primare të përfshihen në listë, asgjë nuk mund të konsiderohet e pamundur apo përfundimtare, duke lënë hapër mundësi për rishikime dhe rregullime në varësi të rrethanave.

Berisha: Sigurisht vlerësimi për ata që kanë kontribuar ekziston, nuk mund të mohohet.
Por vendosja apo jo në listën e hapur, edhe në listën e mbyllur, përcaktohet nga disa kritere dhe jashtë ndërhyrjes së këtyre kritereve, nuk do ketë ndikime të tjera.
Ata që nuk kanë arritur pragun, sigurisht preferencën e kanë ata që arritën pragun, kjo nuk ka diskutim.

Por pragu nuk është një kusht për të qene ose jo në listë sepse mund të zbresë në varësi nga kriteret që thashë më sipër. Se edhe ky që është mbi prag, mund të zbresë nën prag pastaj. Nuk merret dot.

Sikundër thamë numrin e kandidatëve që duhen në listën e hapur. Absolutisht sa vende mbeten bosh, do merren nën prag.

Pra, pragu është një kriter...

Përveç primareve, kryesia e PD në princip nuk do ketë propozime të veta. Por kryesisë nuk mund t’ia mohosh të gjithë drejtën.

Unë mendoj se kryesia ka detyrë të mbrojë parimet e statutit.
Ai është një forum i lirë që mendime mund të shprehë dhe do diskutohen.
Por jashtë kësaj praktike, njerëz që nuk janë futur në primare, shumë e vështirë, por kurrë mos thuaj kurrë./Versus.al

Poll