POLITIKË /

Berisha prezanton Lacivita-n në krye të fushatës së PD: Ja përse zgjodhi të ndihmojë PD-në

Shkruar nga Versus
Berisha prezanton Lacivita-n në krye të fushatës së PD: Ja
Foto: Fatmir Mediu, Christopher Lacivita, Sali Berisha dhe Tedi Blushi

Kryedemokrati Sali Berisha prezantoi sot Christopher Lacivita-n në krye të fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit. Berisha tha se drejtuesi i fushatës së Trump ka zgjedhur PD-në mes shumë kërkesave për shkak se Shqipëria ka qenë vendi i dytë pas SHBA i sulmuar nga e majta ekstreme e drejtuar nga multimilarderi George Soros.

"Koalicioni ynë ka zgjedhur që njëri nga dy kryearkitektët e fushatës së fitores të jetë zoti Chris Lacivita. Me të drejtë ju dhe ata që na ndjekin mund të pyesin sesi ka mundësi që bashkëkryetari i suksesit më të madh në histori, mes kërkesave të panumërta, pranoi kërkesën e PD dhe të aleatëve të saj.

Përgjigjen e vërtetë e di vetëm ai, por e vërteta është se Shqipëria ishte vendi i dytë pas SHBA ku e majta radikale e George Sorosit bëri ekspertimente tragjike, për zhdukjen e opozitës konservatore dhe instalimin e monizmit të bazuar në krim dhe korrupsion e drogë. Shqipëria është sot kopshti i lulëzuar i George Sorosit, ku lider i opozitës u sanksionua pa asnjë provë, fakt apo dokument.

Ka ndikuar edhe fakti se PD dhe opozita shqiptare përballë këtyre presioneve të pazakonta për zhdukjen e tjera, qëndruan në mbrojtje të parimeve që konservatorët ndajnë në gjithë botën"- u shpreh Berisha.

Lacivita ishte pjesë e ekipit të Trump për fushatën elektorale që mundësoi rikthimin e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë si president. Më 5 nëntor të 2024-ës, The Economic Times raportoi se paga e tij arrinte deri në 19.2 mln euro për 2 vitet e tij në krye të fushatës së Trump. Versus.al

Poll