Live Updates /

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha merr “arkitektin” e fitores së Trump në krye të fushatës zgjedhore të PD! Lavicita: Do e rikthej në pushtet

*Christopher Lacivita, drejtuesi i fushatës elektorale të Donald Trump që mundësoi rikthimin e tij në pushtet si president, do të jetë në krye të fushatës elektorale të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. *Vetë Sali Berisha e njoftoi lajmin nëpërmjet një konference për mediat. Ai tha se mes kërkesave të shumta Lacivita kishte zgjedhur të angazhohet në Shqipëri duke e cilësuar si vendin e dytë më të sulmuar nga e majta ekstreme e financuar nga George Soros. *Në fjalën e tij, Lacivita u zotua se do të ndihmojë në rikthimin e Berishës në pushtet, ndërsa pati edhe akuza për Ramën duke e cilësuar atë si një “kryeministër kukull” në duart e George Sorosit.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Christopher Lacivita, drejtuesi i fushatës elektorale të Donald Trump që mundësoi rikthimin e tij në pushtet si president, do të jetë në krye të fushatës elektorale të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. *Vetë Sali Berisha e njoftoi lajmin nëpërmjet një konference për mediat. Ai tha se mes kërkesave të shumta Lacivita kishte zgjedhur të angazhohet në Shqipëri duke e cilësuar si vendin e dytë më të sulmuar nga e majta ekstreme e financuar nga George Soros. *Në fjalën e tij, Lacivita u zotua se do të ndihmojë në rikthimin e Berishës në pushtet, ndërsa pati edhe akuza për Ramën duke e cilësuar atë si një “kryeministër kukull” në duart e George Sorosit.

3 Postime
1 MUAJ ME PARE

“Çelësi” i rikthimit të Trump: Do ndihmoj Berishën në zgjedhje! T'i kthejmë madhështinë Shqipërisë!

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha merr “arkitektin” e fitores së

Drejtuesi i fushatë së, Trump, Christopher Lacivita-n do të jetë në krye të fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit. 

Prezantimi i tij është bërë nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ditën e sotme, 10 shkurt. 

Lacivita duke e krahasuar liderin e demokratëve me Donald Trump, tha se Berisha është mik i vjetër dhe i vërtetë i SHBA-së.

Duke risjellë në vëmendje lajmet që qarkullonin para fitores së Trump, LaCivita tha se populli dëshmoi të kundërtën me votë, njëjtë si dhe do të dëshmojë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Christopher Lacivita:

Opozitë e Bashkuar, ne jemi sot këtu sepse dëshirojmë të zgjedhim një kryeministër që është një mik i vërtetë i SHBA, i cili do të punojë në mënyrë të suksesshme me presidentin Trump dhe me SHBA.

Kryeministri aktual nuk është asgjë më tepër se një kukull e Xhorxh Sorros, nuk mund të mbetesh kukull e Soros.
Nuk mund të jesh edhe kukull e Soros dhe mik i SHBA-ve, kjo nuk është e mundur.
Familja e Sorosit ka humbur ndikimin e vete në Uashington dhe në mbarë botën dhe Berisha është një i vjetër dhe i vërtetë i SHBA-së.

Shumë në Amerikë, në media dhe partitë e të Majtës, kanë thënë se Donald Trump nuk mund të fitonte, por ai fitoi.

Pavarësisht sulmeve nga administrata Biden, populli Amerikan donte më shumë nga qeveria e vet.
Njësoj si populli Amerikan edhe ai shqiptar, kërkon dhe ka nevojë për më shumë nga qeveria e vet.

Këto rrethana të ngjashme, janë ato që na bashkuan, na sollën sot ne këtu, se ne e dimë që Berisha mund të fitojë.

Berisha njësoj si Donald Trump dhe si shumë anëtarë të opozitës, në mënyrë të padrejtë janë ndjekur penalisht dhe janë persekutuar nga një qeveri e cila nuk respekton demokracinë.

Aleatët e tij dhe udhëheqësit e opozitës, po futen në burg, po mbahen në arrest shtëpie dhe po frikësohen. Ne jemi këtu për të ndihmuar që ti japim fund kësaj.
Çështjet për të cilat shqetësohen shqiptarët, po ato çështje që shqetësohen amerikanët, sikurse është siguria personale, puna, ekonomia, dhe duan që fëmijët e tyre, të kenë mundësi të rriten dhe të zhvillojnë familjet e tyre, brenda vendit dhe jo jashtë.

Ç’është më e rëndësishme ne kemi nevojë për zgjedhje të lira dhe të drejta, të mos ketë ndikime të qeverisë, të krimit të organizuar, zgjedhje të drejta, zgjedhje transparente që janë thelbësore në një demokraci. Dhe në një demokraci që lulëzon dhe në një miqësi të vërtetë me Amerikën, ne mund ti kthejmë Shqipërisë madhështinë./Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Berisha prezanton Lacivita-n në krye të fushatës së PD: Ja përse zgjodhi të ndihmojë PD-në

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha merr “arkitektin” e fitores së
Foto: Fatmir Mediu, Christopher Lacivita, Sali Berisha dhe Tedi Blushi

Kryedemokrati Sali Berisha prezantoi sot Christopher Lacivita-n në krye të fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit. Berisha tha se drejtuesi i fushatës së Trump ka zgjedhur PD-në mes shumë kërkesave për shkak se Shqipëria ka qenë vendi i dytë pas SHBA i sulmuar nga e majta ekstreme e drejtuar nga multimilarderi George Soros.

"Koalicioni ynë ka zgjedhur që njëri nga dy kryearkitektët e fushatës së fitores të jetë zoti Chris Lacivita. Me të drejtë ju dhe ata që na ndjekin mund të pyesin sesi ka mundësi që bashkëkryetari i suksesit më të madh në histori, mes kërkesave të panumërta, pranoi kërkesën e PD dhe të aleatëve të saj.

Përgjigjen e vërtetë e di vetëm ai, por e vërteta është se Shqipëria ishte vendi i dytë pas SHBA ku e majta radikale e George Sorosit bëri ekspertimente tragjike, për zhdukjen e opozitës konservatore dhe instalimin e monizmit të bazuar në krim dhe korrupsion e drogë. Shqipëria është sot kopshti i lulëzuar i George Sorosit, ku lider i opozitës u sanksionua pa asnjë provë, fakt apo dokument.

Ka ndikuar edhe fakti se PD dhe opozita shqiptare përballë këtyre presioneve të pazakonta për zhdukjen e tjera, qëndruan në mbrojtje të parimeve që konservatorët ndajnë në gjithë botën"- u shpreh Berisha.

Lacivita ishte pjesë e ekipit të Trump për fushatën elektorale që mundësoi rikthimin e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë si president. Më 5 nëntor të 2024-ës, The Economic Times raportoi se paga e tij arrinte deri në 19.2 mln euro për 2 vitet e tij në krye të fushatës së Trump. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha angazhon ‘trurin’ e strategjisë së Trump në krye të fushatës elektorale

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha merr “arkitektin” e fitores së

Sali Berisha ka bërë një lëvizje të madhe sa i takon përgatitjeve për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 11 majit. Ai ka angazhuar si drejtues, Christopher LaCivita-n, personin që drejtori fushatën elektorale të Donald Trump në SHBA, duke e kthyer atë sërish në pushtet.

Vetë Berisha do e prezantojë LaCivita-n gjatë një konference që do të ketë me mediat.

Ai njihet ndryshe edhe si personi që “kthen garat e humbura në fitore”, ndërsa me rikthimin e Trump në pushtet u rendit mes këshilltarëve politikë më të suksesshëm. Versus.al

Poll