POLITIKË /

Berisha 'sfidon' Ramën: Nëse s'ta mban në gjyq, zgjidh studion! Shqiptarët do shohin përballjen e shekullit!

Shkruar nga Versus

Berisha 'sfidon' Ramën: Nëse s'ta mban në gjyq,

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar një sfidë publike ndaj kryeministrit Edi Rama nga podiumi i protestës së opozitës në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ngriti akuza për korrupsion ndaj Ramës dhe iu referua edhe çështjes “Partizani”, ku kryeministri është thirrur si dëshmitar. Ai deklaroi se, nëse Rama nuk paraqitet në sallën e gjyqit, duhet të përballet me të në një debat publik televiziv.

Berisha e ftoi Ramën të zgjedhë vetë studion televizive për përballjen, duke theksuar se është i gatshëm të paraqesë, sipas tij, prova dhe dokumente që mbështesin akuzat e tij.

"Nëse nuk ta mban të vish në sallën e gjyqit, të sfidoj në një formë mëshire. Zgjidh studion televizive dhe hajde ne debat.Nga kjo tribunë, u them shqiptarëve se o të keni rastin të shihni në atë sallë përballjen e shekullit. ' u shpreh ndër të tjera Berisha.

Poll