POLITIKË /

Sali Berisha sulmon Grida Dumën? Kreu i PD-së nga protesta: Banalistë e sahanlëpirës të regjimit, janë të kontrolluar nga Edi Rama nje titull keshtu

Shkruar nga Versus

Sali Berisha sulmon Grida Dumën? Kreu i PD-së nga protesta:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga protesta e opozitës ka sulmuar ashpër mediat dhe qeverinë, duke dhënë edhe një mesazh të nënkuptuar pas debatit të fundit mes Grida Duma dhe Alfred Lela.

Pa përmendur drejtpërdrejt ngjarjen, Berisha akuzoi një pjesë të mediave se janë të ndikuara nga qeveria e Edi Rama dhe se, sipas tij, deformojnë realitetin politik në vend. Ai kritikoi edhe analistët që krahasojnë opozitën shqiptare me atë hungareze, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të minimizuar rolin e opozitës në Shqipëri.

Sipas Berishës, situata në Shqipëri është shumë më e vështirë, pasi opozita përballet me presion politik, ndërhyrje në proceset zgjedhore dhe probleme të tjera që, sipas tij, nuk ekzistojnë në vende të tjera. Ai përmendi edhe çështjen e vulës së Partisë Demokratike dhe ndikimin e krimit në disa qytete gjatë zgjedhjeve.

Në thelb, Berisha u përpoq të theksojë se opozita shqiptare është në një betejë të pabarabartë, ndërsa akuzoi qeverinë dhe mediat për manipulim të opinionit publik.

''Banalistë, sahanlëpirës të shumtë të regjimit kanë vërshuar në studiot e mediave të kontrolluara nga Rama me tezën se opozita shqiptare nuk ka fuqinë e opozitës së Hungarisë, e cila solli rotacionin pas 16 vitesh pushtet. Por, miqtë e mi, ka një lëshim thelbësor midis opozitës në Hungari dhe Shqipëri që nuk e përmend fare mafia e zezë e fjalës së lirë, e cila trillon, manipulon, mashtron 24 orë mbi 24 orë, 7 ditë në javë, opinionin publik për të mbrojtur padrinon e tyre, regjimin që i ushqen, për t’ju dëshpëruar ju krahasojnë të pakrahasueshmen.

Në Hungari nuk u arrestua ndonjëherë lideri i opozitës në vitin zgjedhor, siç ndodhi në Shqipëri, nuk u mor vula dhe logoja e partisë kryesore opozitare me urdhër politik, siç bëri Edi Rama në Shqipëri, në qytetet e Hungarisë votën e qytetarëve nuk e kontrolluan kartelet më të mëdha dhe të rrezikshme të drogës siç e kontrolluan ato votën në qytetet e Shqipërisë, në Durrës, Elbasan, Fier, Shkodër e miliardat e tyre të krimit.'' tha ndër të tjera Berisha. /Versus.al

 

Poll