
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, ka bërë thirrje që qytetarët të reagojnë ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke e gjuajtur me domate dhe vezë në rast se e shohin në takime publike.
Deklarata erdhi pasi një qytetare i shkroi se Balluku, sipas saj, duhet të ishte në burg dhe jo në aktivitete publike. Në përgjigje, Berisha u shpreh se qytetarët duhet ta turpërojnë publikisht dhe ta refuzojnë në çdo aktivitet.
“Këshilla dhe sugjerimi im është që qytetarë dhe qytetare, kudo që ta shihni korbën e korrupsionit, gjuajeni me domate dhe vezë. Turpërojeni publikisht. Le ta mbrojë Rama, por qytetarët duhet ta injorojnë”, u shpreh Berisha gjatë bashkëbisedimit online.

