POLITIKË /

Debat në mbledhjen e Këshillit të PD, anëtarja përplaset me Berishën: Keni shkelur statutin

Ilirjana Kuçana ka kërkuar që votimi për kupolën drejtuese të mos nisë pa marrë kërkesën e saj në dorëzim.

Shkruar nga Versus

Debat në mbledhjen e Këshillit të PD, anëtarja

Mbledhja e këshillit kombëtar të PD u shoqërua nga debatet pak përpara nisjes së procesit të votimit për zgjedhjen e kupolës drejtuese të partisë nga 299 anëtarë të këshillit.

Ndërsa kryetarja e sapozgjedhur e këshillit, Julia Emiri ftoi komisionin që merret me zgjedhje që të përgatiste nisjen e procesit, njëra nga anëtaret, Ilirjana Kuçana kërkoi që të respektohej statuti dhe të merrej në dorëzim kërkesa që kishte bërë 24 orë më parë.

Në debat ndërhyri edhe Berisha i cili i tha Kuçanës se asnjë e drejtë nuk i ishte mohuar, por se duhej që ta bënte kërkesën sipas statutit.

Pjesë nga debati:

Emiri: Ftojmë komisionin e zgjedhjeve të përgatisë nisjen e procesit, bëjmë 10 minuta pushim…

Kuçana: Të lutem merreni kërkesën, e kam dorëzuar 24 orë përpara. Ne jemi anëtarë të këshillit kombëtar, të lutem lexoje statutin.

Berisha: Paraqitja e rezolutave ka rregullin e vetë. Do kesh të drejtë ta bësh sa herë të duash, por vetëm sipas rregullave. Lexoje statutin të lutem. Nuk mund ta shohim statutin këtu.

Kuçana: Statutin e keni shkelur

Emiri: Sot do vazhdojmë me rendin e ditës, këtë përgjigjie ju kam dhënë edhe në mesazh.

Berisha: Ilirjana, ke komunikuar me mua sot. Të kam kthyer përgjigjie të kam thënë ndiqe statutin. Asgjë nuk ju mohohet. Versus.al

Poll