POLITIKË /

Debatet për bojkotin e seancave plenare, PD mblidhet nesër për të vendosur sesi do vijojë

Disa prej deputetëve kanë kritikuar faktin se në seancat e fundit PD ka bojkotuar.

Shkruar nga Versus

Debatet për bojkotin e seancave plenare, PD mblidhet nesër për

Partia Demokratike është përfshirë së fundmi sërish nga debatet, këtë herë sa i takon bojkotit të seancave në Kuvend. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi u ka dërguar mesazh ligjvënësve demokratë duke u kërkuar të mblidhen ditën e nesërme në selinë blu për të vendosur sesi do të veprohet për pjesëmarrjen në seancën plenare të Kuvendit.

“Të nderuar kolegë, Të hënën, datë 20 Korrik, ora 11:00 do te zhvillojmë mbledhje të Grupit Parlamentar të PD, në seli. Përgatitemi në çdo rast për seancën, që të jemi gati nëse grupi parlamentar vendos që të marrin pjesë. Ju falenderoj! Gazment Bardhi”,- thuhet në mesazhin e kreut të grupit. Versus.al

Poll