Pasi protestuesit të cilët prej 50 ditësh kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe klasës së vjetër politike, njoftuan protestë mbarëkombëtare më 23 korrik, Kuvendi ka marrë masat.
Në faqen zyrtare të institucionit ku ishte përcaktuar e enjtja e 23 korrikut si dita e seancës plenare të fundit për këtë sesion parlamentar, shihet se kjo seancë është zhvendosur për të hënën më 20 korrik. Në rend dite është miratimi i disa projektrezolutave për raportimet e institucioneve të pavarura.
Ndryshimi i datës ka ngritur dyshimet se ky veprim është bërë nga frika e protestuesve të cilët kishin thirrur protestë mbarëkombëtare para Kuvendit. Versus.al

