Ish-deputeti i Ervin Salianji ka bërë deklarata të forta ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke zbuluar detaje nga bisedat që pretendon se ka zhvilluar me të dhe duke hedhur akuza të rënda.
Në një intervistë të dhënë mbrëmjen e djeshme për Euroneës Albania, Salianji foli për një raport që e cilëson të dyshimtë mes Berishës dhe kryeministrit Edi Rama. Ai deklaroi se Berisha i ka pohuar atij se ka një “detyrim” ndaj Ramës për ta mbajtur në pushtet deri në vitin 2033, një pohim që lidhet me kohën kur Berisha ishte në arrest shtëpie.
“Berisha më tha që i kam një detyrim Edi Ramës që të rrijë në pushtet deri në 2033-shin, sepse mua ma kërkuan këtë në momentin që më nxorën nga ballkoni gjykata e regjimit. Më tha që gjykatat i kontrollon regjimi dhe Rama më nxori nga arresti shtëpiak vetëm disa muaj para zgjedhjeve,” u shpreh Salianji.
Deklarata e tij vjen në një periudhë të tensionuar mes tyre dhe pritet të thellojë më tej përplasjen për zgjedhjet e 23 majit për kreun e Partisë Demokratike, ku të dy kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në garë./Versus.al

