POLITIKË /

“Denonconi mashtruesit”, KQZ thirrje shqiptarëve të diasporës: Regjistroheni vetëm online, jo fizikisht

Në deklaratën e KQZ u bëhet thirrje shqiptarëve të diasporës që të denoncojnë në prokurori rastet kur dikush u prezantohet si përfaqësues i institucionit dhe u ofrohet t'i regjistrojë fizikisht në zgjedhje.

Shkruar nga Versus
“Denonconi mashtruesit”, KQZ thirrje shqiptarëve të
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me një sqarim për shqiptarët e diasporës sa i takon regjistrimit për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.

Nëpërmjet një deklarate të shpërndarë KQZ thekson se e vetmja mënyrë regjistrimi për të votuar në zgjedhjet e 11 majit është online nëpërmjet Platformës Elektronike (PER). Ndërsa emigrantëve u bëhet thirrje të denoncojnë rastet kur persona të ndryshëm mund t’u prezantohen si përfaqësues të KQZ dhe u ofrohen për t’i regjistruar fizikisht në listën e votuesve.

Deklarata e plotë:

Regjistrimi i votuesve nga jashtë kryhet vetëm nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), e cila mund të aksesohet në ëëë.kqz.gov.al ose përmes aplikacionit zyrtar të KQZ për telefona smart.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka ofruar dhe nuk ofron asnjë lloj ndihme apo mbështetje për regjistrimin në terren. E vetmja ndihmë dhe mbështetje për çdo votues nga jashtë ofrohet ekskluzivisht nga Qendra e Ndihmës pranë KQZ dhe vetëm përmes:

Thirrjeve telefonike

Mesazheve në ËhatsApp

Chatbot-it

Email-it zyrtar të KQZ

KQZ nuk ka autorizuar asnjë person tjetër që, në emër dhe për llogari të institucionit, të angazhohet në procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë.

Kushdo që konstaton persona që prezantohen si përfaqësues të KQZ në ambiente të tjera, jashtë institucionit, duhet ta denoncojë menjëherë rastin pranë organit të prokurorisë.

Përtej kësaj, KQZ siguron të gjithë votuesit nga jashtë se procesi i regjistrimit është në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë të vendeve të Bashkimit Europian, i mbrojtur nga çdo interes, ndikim politik apo partiak.

KQZ nuk ka autorizuar askënd tjetër që në emër dhe për llogari të këtij institutioni të angazhohet në procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë, as për brenda vendit dhe më shumë akoma as për jashtë vendit.

Procesi i regjistrimit online do të mbyllet më 4 mars, ndërsa deri më tani raportohet se kanë aplikuar për regjistrim mbi 140 mijë persona. Prej këtyre, 105 mijë qytetarëve u janë pranuar kërkesat për regjistrim në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Versus.al

Poll