POLITIKË /

Deputeja ngre alarmin për ndotjen e Drinit: Duhet marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës

Deputetja Marjana Koçeku ngriti shqetësimin për ndotjen e Drin River, duke kërkuar marrëveshje mes Albania dhe Kosovo për zgjidhje konkrete. Ajo propozoi masa si barriera për mbetjet, investime në trajtimin e ujërave dhe monitorim të vazhdueshëm.

Shkruar nga Versus
Deputeja ngre alarmin për ndotjen e Drinit: Duhet marrëveshje mes
Marjana Koçeku

Deputetja socialiste e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka ngritur shqetësimin për ndotjen e lumit Drin River gjatë një deklarate në Kuvend, duke ilustruar situatën me dy shishe uji.

Në njërën prej tyre ajo tregoi ujin e pastër, që sipas saj përfaqësonte cilësinë e dikurshme të lumit, ndërsa në tjetrën ujin e ndotur që reflekton gjendjen aktuale.

Koçeku theksoi se ndotja e Drinit po ndikon drejtpërdrejt në turizëm dhe imazhin e vendit, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme përmes bashkëpunimit ndërkufitar.

Ajo propozoi një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, vendosjen e barrierave për ndalimin e mbetjeve, investime në impiante të trajtimit të ujërave të zeza dhe monitorim të vazhdueshëm të cilësisë së ujit.

Deputetja nënvizoi se ekspertët e kanë dhënë tashmë zgjidhjen dhe bëri thirrje për veprime konkrete nga të dy shtetet për të mbrojtur një nga burimet më të rëndësishme natyrore në rajon.

“Ky është uji i Drinit siç e mban mend gjyshi im, i gjallë, i ftohtë, i pastër, siç ka qenë dikur. Ndërsa ky, është uji i Drinit sot siç e shohin mijëra vizitorë dhe mysafirë që vijnë nga të tëra anët e botës për të parë Shqipërinë. Kjo është pasojë e dy shteteve shqiptare që ende nuk kanë mundur të zgjidhin bashkë një problem të përbashkët.

Unë sot po kërkoj pikërisht këtë, ta zgjidhim bashkë. Zgjidhja ekziston dhe ekspertët e kanë thënë. Së pari, na duhet një marrëveshje ndërkufitare mes Shqipërisë e Kosovës dhe veprim konkret. Së dyti, rrjeta e barriera në rrjedhën e Drinit të Bardhë e të Zi për me dalë mbetjet para se të kalojë kufirin. Së treti, investim në impiante pastrimi të ujërave të zeza në komunat kosovare përgjatë Drinit me bashkëfinancim prej BE, i cili ka tashmë 50 milionë euro të alokuara për ujin në veri. Së katërti, monitorim të vazhdueshëm, jo 4 herë në vit, por çdo muaj dhe me raporte publike”, u shpreh deputetja.

Poll