Live Updates /

Kuvendi/ PD interpelancë me Lamallarin për kreun e ri të Policisë, Ministri: Z. Hita është oficer karriere, procesi u monitorua nga partnerët!

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

4 Postime
1 ORE ME PARE

Deputeja ngre alarmin për ndotjen e Drinit: Duhet marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës

Kuvendi/ PD interpelancë me Lamallarin për kreun e ri të
Marjana Koçeku

Deputetja socialiste e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka ngritur shqetësimin për ndotjen e lumit Drin River gjatë një deklarate në Kuvend, duke ilustruar situatën me dy shishe uji.

Në njërën prej tyre ajo tregoi ujin e pastër, që sipas saj përfaqësonte cilësinë e dikurshme të lumit, ndërsa në tjetrën ujin e ndotur që reflekton gjendjen aktuale.

Koçeku theksoi se ndotja e Drinit po ndikon drejtpërdrejt në turizëm dhe imazhin e vendit, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme përmes bashkëpunimit ndërkufitar.

Ajo propozoi një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, vendosjen e barrierave për ndalimin e mbetjeve, investime në impiante të trajtimit të ujërave të zeza dhe monitorim të vazhdueshëm të cilësisë së ujit.

Deputetja nënvizoi se ekspertët e kanë dhënë tashmë zgjidhjen dhe bëri thirrje për veprime konkrete nga të dy shtetet për të mbrojtur një nga burimet më të rëndësishme natyrore në rajon.

“Ky është uji i Drinit siç e mban mend gjyshi im, i gjallë, i ftohtë, i pastër, siç ka qenë dikur. Ndërsa ky, është uji i Drinit sot siç e shohin mijëra vizitorë dhe mysafirë që vijnë nga të tëra anët e botës për të parë Shqipërinë. Kjo është pasojë e dy shteteve shqiptare që ende nuk kanë mundur të zgjidhin bashkë një problem të përbashkët.

Unë sot po kërkoj pikërisht këtë, ta zgjidhim bashkë. Zgjidhja ekziston dhe ekspertët e kanë thënë. Së pari, na duhet një marrëveshje ndërkufitare mes Shqipërisë e Kosovës dhe veprim konkret. Së dyti, rrjeta e barriera në rrjedhën e Drinit të Bardhë e të Zi për me dalë mbetjet para se të kalojë kufirin. Së treti, investim në impiante pastrimi të ujërave të zeza në komunat kosovare përgjatë Drinit me bashkëfinancim prej BE, i cili ka tashmë 50 milionë euro të alokuara për ujin në veri. Së katërti, monitorim të vazhdueshëm, jo 4 herë në vit, por çdo muaj dhe me raporte publike”, u shpreh deputetja.

1 ORE ME PARE

Deputetët ngrenë shqetësimet e qytetarëve, ministrat 'pushim'! Asnjëri i pranishëm në Kuvend

Kuvendi/ PD interpelancë me Lamallarin për kreun e ri të

Seanca plenare në Kuvend po vijon mes diskutimesh nga deputetët, të cilët po marrin njëri pas tjetrit fjalën për të sjellë në vëmendje problematikat dhe shqetësimet e qytetarëve.

Megjithatë, në sallë vihet re mungesa e ministrave, çka ka sjellë reagime dhe kritika për mungesën e përfaqësimit të qeverisë gjatë debatit parlamentar.

Më herët gjatë seancës ishte i pranishëm ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili iu përgjigj akuzave të opozitës në lidhje me përzgjedhjen e Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit.

Pas largimit të tij, diskutimet kanë vijuar vetëm mes deputetëve, duke lënë pa përgjigje të drejtpërdrejta nga kabineti qeveritar një pjesë të çështjeve të ngritura në sallë./Versus.al

2 ORE ME PARE

“Që kur i thanë bukurosh, sulmon çdokënd”/ Përplasje në Kuvend mes Lamallarit dhe Balliut, deputeti: Ti nuk di as nga lidhet gomari!

Kuvendi/ PD interpelancë me Lamallarin për kreun e ri të
Besfort Lamallari

Në Kuvend ka shpërthyer një debat i ashpër mes deputetit të PD-së, Klevis Balliu, dhe ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit.

Balliu pretendoi se emërimi i Hitës ishte i ditur që tri ditë më parë, duke e lidhur vendimin me zhvillime politike dhe me dosje të rëndësishme hetimore.

Nga ana tjetër, Lamallari reagoi duke e mbrojtur emërimin, duke theksuar se Hita është oficer karriere me eksperiencë disa vjeçare në strukturat e policisë dhe se është vlerësuar edhe në konkurs me mbikëqyrjen e partnerëve ndërkombëtarë.

“Në fakt, Policia ose shtetit shqiptar i duhet dhënë mbështetje, besim dhe le ta provojë me punë dhe me përkushtim që i shërben shtetit shqiptar, qytetarëve dhe integrimit të vendit. Z. Hita është oficer karriere, unë kam pasur rastin të bashkëpunoj me të prej 9 vitesh tashmë, qëkur unë pata nderint’i bashkohem Ministrisë së Brendshme.

Ka qenë drejtues në disa qarqe të vendit ku ka spikatur për profesionalizmin, integritetin, përkushtimin ndaj uniformës e organizatës dhe jam i lumtur që si një nga kandidatët më të vlerësuar të konkursit të mbikëqyrur edhe nga partnerët ndërkombëtarë, kryesisht ata të BE që kanë qenë të pranishëm gjatë gjithë ditës, ka spikatur roli dhe kontributi i tij. Besoj që Hita, paraardhësit dhe ata që do të vijnë më pas janë mësuar që gjithçka bëhet politike, por për fat të keq, edhe Policia e Shtetit politizohet dhe çfarëdo që të bëjnë do të kenë mallkimin e pashmangshëm të një opozite që vetëm hedh baltë mbi çdokënd, institucionalizon dhunën duke e bërë instrument politik”, u shpreh ai.

Debati u përshkallëzua edhe më tej, me akuza të ndërsjella mes palëve.

Balliu kundërshtoi ashpër ministrin, duke e akuzuar se nuk ka realisht rolin e një ministri të Brendshëm, ndërsa tha se policia po përdoret politikisht dhe se dhuna ndaj qytetarëve nuk po denoncohet siç duhet.

“I vetmi faj që ka çdo përfaqësues i Policisë së Shtetit, deputetit në fjalë qëkur iu thirr bukurosh i është bërë obsesion dhe tani nuk i ndahet këtij muhabeti, anatemon çdokënd dhe e përdor për politikë bajate e ordinere. Drejtorit të ri duhet t’i urojmë mbarësi e suksese në misionin e shenjtë për garantimin e rendit dhe sigurisë, edhe gjatë protestave që ju bëni dhe molotovëve që hidhni duke mbajtur në njërën dorë flamujt e vendeve të BE dhe hidhni përtokë e shkelni flamurin kombëtar . Turpi qoftë me ju!”, tha ministri.

"Nëse nuk e kuptove, thashë që atë që ti mësove sot, unë e dija para 3 ditësh. Ti s’je ministër i brendshëm, je mbajtës i një karrigeje, se s’di nga lidhet gomari. Sa i përket dhunës së policisë, Mziu është goditur nga përfaqësues të karteleve me uniformë, dhe ti duhej të ishte i pari që duhej të flisje,'' iu përgjigj Klevis Balliu. /Versus.al

3 ORE ME PARE

PS propozoi Manastirliun për Bashkinë e Tiranës, Braçe: Ogerta ishte kandidatë emergjence! Procesi të bëhet sipas statutit

Kuvendi/ PD interpelancë me Lamallarin për kreun e ri të

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, pak para se të futej në seancën plenare, në një komunikim me gazetarët ka deklaruar se kandidatura e Ogerta Manastirliut për drejtimin e Bashkisë së Tiranës u propozua në një situatë emergjente gjatë shtatorit të kaluar, kur kryeqyteti ishte pranë zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas tij, në këtë moment Partia Socialiste ka kohë të mjaftueshme për të ndjekur një proces të rregullt, ashtu siç parashikon statuti i partisë për çdo bashki.

“Ishte një emergjencë në shtator, mund të ishte dhe ashtu gjëja, tani është koha e mjaftueshme që PS të bëjë një proces. Atë që parashikon statuti, siç bëhen për çdo bashki, mund të bëhen dhe për Tiranën”, tha Braçe.

Braçe theksoi se angazhimi i tij për të qenë kandidat nuk lidhet me ambicie personale, por me punën dhe rezultatet e tij ndër vite.

Pyetjes se pse i ka kërkuar KQZ-së rezultatet ndër vite si deputet, Braçe u shpreh:

'Është një arsye formale në këtë moment sa nuk ka ku te shkojë. 26 maj mua më bëhen 30 vjet si deputet në Kuvendin e Republikës dhe meqë këto rezultate sidomos të zgjedhje të ’96 -97 nuk i gjen asgjëkundi jam i detyruar t'ja kërkoj me shkrim KQZ-së. Më duhen.Do shkruaj një status. Do ta shikoni”.

Në asamblenë e PS-së në Njësinë 5, dy ditë më parë Braçe kërkoi mbështetjen e socialistëve në të gjithë kryeqytetin, duke lënë të hapur mundësinë e një gare si kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës.

“Siç e kuptuat dhe vetë kjo situatë nuk mund të jetë më e tillë. Nuk gjejnë zgjidhje problemet që kanë socialistët e ka nevojë për një organizim ndryshe. Ndaj në këtë situatë unë do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve jo vetëm të njësisë 5, por në gjithë Tiranën dhe nëse nuk do të jem kandidat zyrtar i PS, do të shpall kandidaturën si kandidat I pavarur për kryetar bashkie në Tiranë” mësohet se është shprehur Brace në mbledhje./Versus.al

Tags:

kuvendi

Poll