POLITIKË /

Deputeti: Kandidati në Cërrik u pushua nga puna, Balla: Të dielën fitojmë 5:0, shihemi të hënën

Pavarësisht situatës politike të vendit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh i bindur për fitore të padiskutueshme në 5 bashkitë ku zhvillohen zgjedhjet.

Shkruar nga Versus

Deputeti: Kandidati në Cërrik u pushua nga puna, Balla: Të

Pavarësisht se nuk është bërë pothuajse fare fushatë nga dy partitë e mëdha, gjatë diskutimit në Kuvend u përfolën edhe zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit që do të mbahen në 5 bashki. Deputeti i PD. Blendi Himçi tha se kandidatit të pavarur që mbështetet nga PD në Cërrik, i janë ndërprerë marrëdhëniet e punës nga drejtoria e shërbimit social ku është i punësuar.

Himçi: Një vendim nga drejtoria e shërbimit social shtetëror, ka ndërprerë marrëdhëniet e punës për kandidatin e pavarur për kryetar bashkie të Cerrikut zotin Amarildo Hoxha, ka ndërprerë marrëdhëniet e punës. Ndërkohë që ai është në fushë dhe ndërpritet marrëdhënie për ta bërë formë presioni. Nuk ka model më të keq se gjatë fushatës të ndërpritet marrëdhëniet e punës të kandidatit, vetëm se po konkurron për kryetar bashkie. Dhe e dyta, doja një këshillë Taulantit, shyqyr që më në fund pas shumë vitesh kur vendoste partinë mbi Shqipërinë, sot ka kthyer mendje edhe ka vendosur Shqipërinë mbi partinë, e kujton mirë debatin me Ben Blushin.



Nuk vonoi shumë përgjigjia e Ballës i cili tha se PD nuk duhet të ishte e shqetësuar për pushimin nga puna të Amarildo Hoxhës nëse mendojnë se ky i fundit do të fitojë. Por më tej theksoi bindjen e tij për rezultat 5:0 në të gjitha bashkitë ku do të ketë zgjedhje të dielën, pavarësisht situatës politike të vendit.

Balla: Tani, pse unë nuk e di rastin dhe natyrshëm që dënoj çdo lloj rasti të kësaj natyre, por nuk jam informuar, po meqë se kandidati juaj, ju lutem. Ju lutem, meqë se kandidati juaj kandidon për kryetar bashkie dhe do të zgjidhet, pse e keni merakun që do të ngelë pa punë të hënën?  Dëgjoje Himçi, dëgjoje, 5 me zero dalim të dielën. 5 me zero dielën. Të vetmen, garë që kemi ne se më dole në shteg, është kush nga bashkitë do ketë rezultatin më të thellë, do e ketë Berati apo Tepelena, do e ketë Vlora apo Cërriku apo Burreli. Versus.al

Poll